Vendosni fjalën kyçe....

Sulmet e Metës ndaj Dumanit, BE: Intimidimet kundër anëtarëve të gjyqësorit nuk kanë vend në demokraci


Delegacioni i BE-së në Tiranë ka reaguar ndaj sulmeve të Ilir Metës për drejtuesin e SPAK-ut, duke theksuar se sulmet apo intimidimet kundër anëtarëve të gjyqësorit nuk kanë vend në demokraci.

“Sulmet apo intimidimet kundër anëtarëve të gjyqësorit nuk kanë vend në demokraci. Ne mbështesim deklaratat e Këshillit të Lartë të Prokurorisë duke dënuar si  papranueshme deklaratat publike të drejtuara kundër SPAK.

Bashkimi Evropian qëndron pranë magjistratëve dhe profesionistëve shqiptarë të angazhuar në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar“, thuhet në deklaratë.