Vendosni fjalën kyçe....

Bardhi-Felajt: Po dilni hapur si avokatë të Olsi Ramës për laboratorin e kokainës në Xibrakë


Kreu i grupit parlamentar ë Rithemelimit akuzoi deputetët socialistë dhe nënkryetaren e Kuvendit, Felaj, se po veprojnë si avokatë të vëllait të kryeministrit Edi Rama, Olsi Rama për laboratorin e kokainës në Xibrakë.

Ai i kërkoi informacion Felajt pse kërkesa e opozitës për mocion me debat nuk ishte futur në rendin e ditës.

“Qeveria ka favorizuar grupe kriminale në prodhimin dhe trafikimin e lëndëve narkotike. Dyshohet se policia ka favorizuar vëllain i kryeministrit Edi Rama, Olsi Rama. Megjithatë ju keni vendosur t’i hiqni opozitës kontrollin dhe doni të dilni hapur si avokatë të Olsi Ramës. Nuk e futët në rendin e ditës mocionin me debat që kei kërkuar. Na jepni informacion përkëtë gjë.Nuk mund të mbyllni Kuvendin meqë s’keni mbyllur dot prcedimin për rastin Xibraka.” – tha Bardhi.