Vendosni fjalën kyçe....

Përplasjet në Partinë e Lirisë, çfarë thanë Meta dhe Kryemadhi


Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta dhe ish-kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi paralelisht mbrëmjen e sotme kanë treguar versionet e tyre për përplasjet në parti.

Ndërkohë që Meta prej ditësh deklaron se në Parti persona të ndryshëm kanë sabotuar punën dhe nuk e çorganizuan atë, nga ana tjetër Kryemadhi foli për këshilltarë të cilët po e këshillojnë keq kryetarin e PL-së.

Kryemadhi theksoi se Meta rrethohet nga persona të cilët nuk kanë synim aksionin opozitar por krijojnë armikun imagjinar.

Është gënjyer Ilir Meta. Sepse kur mbledh rreth vetes njerëz të cilët mendojnë që janë rrogëtarë, sepse një parti politike nuk mbahet me rrogëtarë dhe servilë sedentarë. Kur njerëzit të cilët e kanë mendjen bosh dhe nuk e mbushin dot kohën me aksion opozitar atëherë do të krijojnë armikun imagjinar. Ai material nuk është shkruar nga një profesionit, është shkruar nga një jurist i cili nuk njeh”-tha Kryemadhi në emisionin “Opinion” në Tv Klan.

Kryemadhi tregoi edhe zanafillën e sherrit në parti që sipas saj është denoncimi i firmosur nga Meta për serverin.

Jo nuk ka qenë e tensionuar. Debati që Monika Kryemadhi di të bëjë gjithmonë, nuk bën debat duke thënë po shefi, Monika bën debat duke treguar që debati ka filluar me atë paçavuren e famshme të denoncimit që është firmosur nga z.Meta përsa i përket serverave. Debati është edhe për shumë gjëra të tjera që kanë të bëjnë sa i përket meritokracisë, angazhimit, funksionimit të strukturave, marrjes së përgjegjësisë. Unë nuk mendoj që një parti politike është thjesht like dhe share në Facebook. Struktura e një partie politike është kontakti fizik i drejtpërdrejt me njerëzit”-tha Kryemadhi.

Ndërkohë që Meta ju përgjigj këtyre deklaratave të Krymeadhit duke thënë se ka probleme me kthjelltësinë pasi është në presion të kolegëve në Partinë e Lirisë.

Mëta përmnedi edhe emra si Endrit Braimllari dhe Elona Guri të cilët i kishte paralajmëruar që Partia e Lirisë ka qenë target i Edi Ramës dhe krimit të organizuar dhe e kishin lënë pa roje duke thënë se nuk dinin të bënin organizimin e partisë.

Mona është yll, ka pak probleme të kthjelltësisë dhe të intonacionit, por mesa duket është në presionin e kolegeve që mbajnë përgjegjësi për disa zhvillime në  Partinë e Lirisë. Unë kam një pyetje për Monën time të dashur, për Lonën, për Endritin. Si mundet që Ilir Meta ta marrë vesh që PL, që është target i Edi Ramës, krimit të organizuar dhe fëlliqësirave që s’duan një parti që thotë të vërtetën, të mos ketë roje nate dhe mos të ketë roje dite. Kush mban përgjegjësi për këtë? Si mundet që kryetari paralajmëron për situatën që kërkohet eliminimi i opozitës dhe partia është pa roje prej 3 vitesh. Unë organizimin ia kisha lënë Endritit dhe Lonës”, u shpreh Meta.

Kryemadhi foli edhe për përgjimet e mundshme që vetë Meta ka thënë se kanë ndodhur në Partinë e Lirisë dhe me serverin.

Kremadhi akuzoi sërish personat afër Ilir Metës se kanë krijuar një fantazi duke i thënë se janë selia është përgjuar kur ajo e drejtonte atë.

Sipas Kryemadhit “Asgjë nuk kanë gjetur. Është një fantazi e krijuar nga një grup njerëzish të cilët nga rrogëtarë në Presidencë vijnë dhe bëhen rrogëtarë në Partinë e Lirisë. o, i kanë thënë jemi përgjuar ne, nuk kanë thënë që është përgjuar Ilir Meta. Personat i kanë thënë Ilir Metës jemi përgjuar ne. Por nuk është ky problemi i shqiptarëve. Do vijë Prokuroria, do ta shikojë, do i nxjerri si budallenj ata që i kanë bërë”.