Ndërsa Partia e Lirisë pritet të mbledhë rreth orës 18:00 Komitetin Drejtues Kombëtar, ish-drejtuesja e kësaj partie, Monika Kryemadhi shkruan në rrjetet sociale, se çdo tentativë përjashtuese nuk i shërben ringritjes së partisë.
Reagimi:
Meritokracia, mendimi ndryshe, vlerat e individëve në vite që kanë dhënë ndihmesën, në një parti politike janë jetësore dhe hapja ndaj të resë i bëjnë ato edhe më të domosdoshme për rigjallërimin politik.
Sot më shumë se kurrë opozita dhe aq më shumë Partia e Lirisë kanë nevojë për to.
Çdo tentativë imponuese përjashtuese apo edhe bullizuese ndaj kujdo që mendon jashtë rreshtit është devijim ndaj mbylljes jo ringritjes.
Të rinjtë duhet të mësojnë nga gabimet e të vjetërve jo ti përsërisin ato. Ndryshimi vjen me fakte jo me fjalë. E drejta për tu përmirësuar është për këdo. Sot në orën 18:00 në KDK e PL.