Vendosni fjalën kyçe....

Kryemadhi i kritikon Metës organizimin e ri: Ndryshimet statutore na u sollën dy orë para mbledhjes


Monika Kryemadhi e ka nisur me kritika fjalën e saj në Komitetin Drejtues Kombëtar të Partisë së Lirisë.

Ndërsa Ilir Meta kritikoi organizimin e partisë nga personat nën drejtimin e Kryemadhit duket se ajo ja vuri në dukje se me organizimin e ri me njerëzit e Metës gjërat nuk janë më mirë.

Kryemadhi tha në fjalën e saj se ndryshimet statutore i kanë ardhur vetëm dy orë para mbledhjes duke ironizuar atë që Meta ka kërkuar të forcohet, “digjitalizimin e partisë”.

“Më bëhet qejfi që jemi digjitalizuar si strukturë dua të flas disa gjëra sa i përket ndryshimeve statutore që janë paraqitur dy orë para mbledhjes. Herë tjetër grupi i partisë ti publikojë me orën dhe datën. Jo në minutat e fundit.”-tha Kryeamdhi.