Vendosni fjalën kyçe....

Shkon në mbi 34 mijë viktima në Gaza nga sulmet ushtarake izraelite


Të paktën 37 palestinezë të tjerë u vranë dhe 68 të tjerë u plagosën gjatë 24 orëve të fundit, ndërsa Izraeli vazhdon sulmin e tij në Rripin e rrethuar të Gazës, tha të shtunën Ministria e Shëndetësisë e territorit.

“Forcat pushtuese izraelite kryen katër masakra kundër familjeve në Rripin e Gazës, duke lënë 37 viktima e 68 të plagosur gjatë 24 orëve të fundit”, thuhet në një deklaratë të ministrisë.

Nga sulmet e ushtrisë izraelite kanë humbur jetën deri tani mbi 34 mijë palestinezë, kryesisht gra dhe fëmijë ndërsa mbi 77 mijë janë plagosur që nga 7 tetori, sipas autoriteteve shëndetësore palestineze.

Izraeli ka goditur Rripin e Gazës që nga një sulm ndërkufitar i Hamasit, për të cilin Tel Aviv thotë se vrau afro 1200 njerëz.

Lufta në Gaza ka shtyrë 85% të popullsisë së territorit në zhvendosje të brendshme mes mungesës së ushqimit, ujit të pastër dhe barnave, ndërsa 60% e infrastrukturës së enklavës është dëmtuar ose shkatërruar, sipas OKB-së.