Hedhja me parashutë është ndjesi marramendëse dhe eksituese për shumë të apasionuar.
Megjithatë një e tillë së fundmi ka qenë krejt e pazakontë. Inxhinieri i hapësirës Denis Efremov, kozmonauti Mikhail Kornienko dhe instruktori i fluturimit Aleksandr Lynnik bënë histori të premten duke kryer fluturimin e parë stratosferike në botë në Polin e Veriut. A
ta u hodhën nga një avion IL-76 në një lartësi prej 10 km, duke u ulur në mënyrë të sigurt në zonën e caktuar të akullit dhe borës.
Hedhja u krye për të shënuar “përvjetorin e kryeqytetit të Bashkortostanit, 120 vjetorin e lindjes së pilotit Valery Chkalov dhe Ditën e Kozmonautikës” dhe u fut në histori nga një anëtar i Librit të Rekordeve Ruse.