27-vjeçari nga Shkodra, Arsad Bashli, i kërkuar nga SPAK në kuadër të dosjes “Metamorfoza”, raportohet se është kreu i grupit kriminal që u shkatërrua nga policia italiane në muajin mars të këtij viti.
Grupi transportonte drogë dhe më pas e shpërndante në zonën turistike të Livignos në Itali. Emri i tij është zbuluar nga gazeta “Corriere della Sera” sot, pasi në operacionin e marsit, ku u sekuestruan 1.8 kg kokainë, 1.6 kg marijuanë dhe 190 gram heroinë dhe u arrestuan 12 persona shqiptarë, italianë dhe domenikanë, nuk u publikua emri i Bashlit, por u tha se një person i kërkuar për vrasje nga Shkodra ishte kreu i grupit.
Sipas “Corriere della Sera”, Arsad Bashli, menaxhonte kryesisht trafikun e drogës në Livigno. Ky funksion ishte mundësuar falë një xhaxhai që jetonte në atë zonë, i cili shpeshherë ishte kanali për transferimin e drogës, për shkak të kërkesave të shumta të banorëve të provincës së Sondrio.
Hetuesit e ekipit Mobile, duke vënë në punë një fjalor të thjeshtë por jo fort imagjinativ, raportuan se kokaina quhej “qumësht”, “bresaola”, ose “gur”, ndërsa heroina “kafeja” ose “e zeza”, dhe hashash-i “çokollatë” ose “Marok”.
Edhe pse 14 persona nën hetim tentuan të maskonin bisedat telefonike për të shmangur monitorimin e agjentëve, kjo nuk ndryshoi rrjedhën përfundimtare të hetimit, me rindërtimin e rrjetit të trafikut të drogës dhe aktorëve të tij.
Protagoniste si Megi Dabati, 26 vjeçe, e cila sipas prokurorisë, si bashkëshortja e Gentian Dabatit, 40 vjeç, që ishte edhe pjesë e organizatës, ‘nuk është thjesht një bashkëpunëtore, por kontribuon në aktivitet duke e nxitur të mos të bëjë shumë zbritje në çmim … dhe gjithashtu duke e shoqëruar në makinë, së bashku me vajzën e tij të vogël, në udhëtime si për blerjen e substancës, ashtu edhe për shitjen e dozave për të ulur, falë pranisë së tij dhe të vogëlushes në makinë, dyshimet e hetuesve dhe rreziqet e kontrolleve, duke u paraqitur si një familje e qetë në një udhëtim’.
Gjatë operacionit të marsit, u ekzekutuan 6 masa sigurimi “Arrest në burg”, 5 masa “Arrest në shtëpi” dhe 1 “detyrim qëndrimi”. Disa nga emrat e përfshirë në këtë grup, të zbuluara nga mediat janë Indrit Idrizi, 40 vjeç person i afërt me Bashlin, Gentian Dabati, 40 vjeç, Megi Dabati, 26 vjeç, Altin Abdija, 40 vjeç si dhe një 20-vjeçar, i cili babain e ka maroken dhe nënën nga Shkodra.