Vendosni fjalën kyçe....

SPAK nuk pranon kallëzimin për shpifje të Olsi Ramës ndaj Bardhit


Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar nuk ka pranuar kallëzimin e Olsi Ramës ndaj deputetit të PD-së Gazment Bardhit, duke konstatuar se nuk ka asnjë shpifje dhe asnjë kallëzim të rremë.

Si rezultat, Prokurori i Posaçëm Elvin Gokaj ka vendosur mosfillimin e procedimit penal për kallëzimin e paraqitur nga vëllai i kryeministrit .

Olsi Rama kallëzoi Gazment Bardhin me pretendimin se ai kishte shpifur ndaj tij, duke e akuzuar si pjesë e Laboratorit të drogës në Xibrakë. Sipas denoncimit të Bardhit, një person i paidentifikuar, i moshës 45 vjeç, kishte përdorur automjetin me targa AA 653 DM.