Vendosni fjalën kyçe....

Meta: Kam nevojë për besnikëri, kemi qenë të tradhëtuar si opozitë


Përgjatë fjalës së tij në Konventën e PL-së, kreu i saj Ilir Meta deklaroi se ka nevojë për besnikëri për ta çuar betejën deri në fund, duke e shtuar se tradhëtia ka qënë brenda opozitës.

“Cilido që dëshiron që Ilir Meta të ikë nga politika, le të më mbështesi që të realizojë 5 prioritete për 4 mln shqiptarë që një orë e më parë dhe unë do të iki”, deklaroi Meta.

Unë kam nevojë për dashuri pa kushte”, përfundoi fjalën kreu i PL-së në Konventën Kombëtare.

Ilir Meta: “Me të gjithë ata që janë opozitarë, të gjithë ata që janë shqiptarë. Cilido që dëshiron që Ilir Meta të ikë nga politika, le të më mbështesi që të realizojë 5 prioritete për 4 mln shqiptarë që një orë e më parë dhe unë do të iki. Shqipëria ka shumë vende të bukura që nuk i kam parë akoma. Malet tona më të larta, kështu na kanë mësuar gjyshërit tanë më parë kur kalonim kohë të vështira, malet tona edhe më të larta kur kohët ishin më të vështira. Never give up. Liria nuk dhurohet, mos harroni kurrë. Atdheu na duhet që të jetojmë të lirë. Të bashkohemi për ta shporrur njëherë e mirë atë që e quajtur ‘ebola” në mitingun e 2017, atë që përzë shqiptarët. Duhet të jemi popull i bashkuar. I ftoj të gjithë të ngrihen,  unë çdo ditë jam në rrugë, kam kartëvizitat me vete, u jap të gjithëve, u jap numrin tim. Bëjeni të gjithë këtë gjë dhe do ta përmbysim rilindjen në pak muaj, jo në 2025.

Shqipëria do të fitojë, PL do e meritojë këtë emër, nga sot fillon një histori e re. Edhe Ilir Meta ka nevojë për besnikëri, do e çoj deri në fund këtë betejë dhe do të triumfojmë, Kemi qenë të tradhtuar si opozitë ndaj jemi këtu ku jemi,. Tani jemi zgjuar, s’ka më natë. Edhe natën ditë që Shqipëria të shikojë dritë.