Vendosni fjalën kyçe....

Veliaj për protestën e opozitës: Dogjën një monument kulture, akt jo patriotik


Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj komentoi për Report tv protestën e djeshme, të thirrur nga Sali Berisha dhe Ilir Meta para bashkisë. Në një intervistë me gazetarin Arbër Hitaj, Veliaj tha se interesi i protestës është tërësisht banal sepse u mbyll me fjalët “lironi Saliun”.

Veliaj nënvizoi se Shqipëria dhe Tirana janë kantiere të jashtëzakonshme pune dhe transformimi.

“Apeli im për administratën është fokusi te puna. Këto molotovët do të konsiderohen si ndeshja e derbit kur hidhen flakadanë, por puna do mbetet, veprat do mbeten. Ajo që mund të them për protestën është se ky është një është një vend i lirë, por mos ia merrni fytyrën Tiranës. 

Habitem me gëzimin e disa njerëzve që të shahet Tirana, të shahet Shqipëria…. Shqipëria nuk është me tapi e Edi Ramës dhe Tirana nuk është me tapi e Lali Erit. Shqipëria dhe Tirana janë kantiere të jashtëzakonshme Transformimi, ku kryeministri me vizionin e tij dhe administrata e bashkisë me vizionin e saj, po i bëjnë këto transformime.

Kur shikon disa njerëz që eksitohen jashtë mase, gëzohen se si qytetit apo shtetit tënd i vihen stërkëmbësha, më duket gjesti më jopatriotik.

Më vjen keq që, teksa Tirana ecën me shpejtësi të jashtëzakonshme, disa qyqarë që kanë ngelur mbas Saliut dhe Ilirit po humbasin vitet më të dobishme të jetës.

Unë e di se puna që bëj është një punë shumë polarizuese. Por, në fund të ditës, pyetja është se çfarë mbetet nga puna e çdo njerit?

Ai shesh aty do mbetet, Pazari i Ri do mbetet, 40 shkollat do ngelen, këndet e lodrave do mbeten, Bulevardi po – të gjitha investimet që kemi bërë – Parku i Farkës, Kopshti Zoologjik, Kopshti Botanik.

Pyetja është, nëse i adresohesh një njeriu të thjeshtë, çfarë ka bërë për ty Ilir Meta, që e ka kthyer gjithë këtë histori si “Përputhen” dhe “S’përputhen”?

Pra, në një dramë kalamajsh, një dramë njerëzish të papjekur. Më thuaj një shkollë, një kopësht, një çerdhe që kanë bërë ata? Merr rrugën “Mustafa Matohiti”, ku ajo shkolla “Kosova” ngjitur me dritaren e Saliut është prova më ulëritëse e diferencës sonë. Ishte parking për t’u bërë pallat i tyre.

U shpronësua për t’u bërë shkollë nga ne”, tha Veliaj.