Një 43-vjeçar përfundoi në prangat e policisë së Tiranës, pasi qarkullonte me armë zjarri. Policia tha se operacioni i koduar “Van” përfundoi me arrestimin e shtetasit Blerim Gjeta, 43-vjeç, banues në Shkodër.
“Seksioni i Operacioneve Speciale në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 7, në zbatim të masave të planit operacional “Sundimi i ligjit”, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, finalizoi operacionin e koduar “Van”. Gjatë operacionit u arrestua në flagrancë shtetasi B. Gj., 43-vjeç, banues në Shkodër, i dënuar më parë për vepra penale kundër jetës dhe personit, që qarkullonte me automjet i armatosur.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit pistoletë, me krëhër e municion luftarak, që 43-vjeçari posedonte.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale”, njofton policia.