Vendosni fjalën kyçe....

Meloni i del krah Ramës: U linçua pse pranoi të ndihmojë Italinë


Kryeministrja italiane Meloni është solidarizuar me kryeministrin Rama pas publikimit të një reportazhi nga RAI 3 para pak ditësh, më 21 prill.

Gjatë konventës së partisë Fratedlli D’Italia ku ajo shpalli kandidaturën për për zgjedhjetnë parlamentin evropian të 8e 9 qershorit, Meloni tha se Rama u sulmua nga e majta italiane dhe RAI 3 vetëm sepse pranoi të ndihmonte Italinë për ngritjen e qendrave për pritjen e emigrantëve në territorin shqiptar.

“Kemi firmosur një marrëveshje me Edi Ramën, kryeministrin socialist të Shqipërisë për të hapur 2 qendra që do të lehtësojnë fluksin e emigrantëve që duan të vijnë në Europë. Hapu qiell! Pasi bënë gjithçka për bojkotuar marrëveshjen e Tunizisë dhe Egjiptit, e majta arriti derisa të propozojë shkarkimin e Ramës nga Partia Socialiste Evropiane sepse guxoi të ndihmojë, të ishte në dispozicion të qeverisë së qendrës së djathtë për të ndihmuar Italinë. Në vend që ta falenderonin në emër të solidaritetit europian e linçuan. Telemeloni (flet me ironi për Rai 3) realizoi një emision mbi qendrat e emigrantëve ku e përkufizonte Shqipërinë si ‘narkoshtet’.  Më ndihmoni që t’i dërgoj Edi Ramës dhe popullit shqiptar solidaritetin tonë sepse u lincuan vetëm se ndihmuan kombin tone.” – tha Meloni në konventën që u mbajt në Pescara.

Kreu i qeverisë shqiptare reagoi ashpër pas publikimit të reportazhit nga RAI 3. Ai e quajti atë “qasje kriminale e episod të turpshëm baltosjeje të Shqipërisë” për të sulmuar kryeministren italiane Meloni.

*Video marrë nga Shqiptarja