Pas pesë ditësh reflektim, kryeministri spanjoll Pedro Sanchez tha sotse nuk do e japë dorëheqjen. Ai tha se do qëndrojë në detyrë. Sanchez, 52 vjeç, e bëri njoftimin në një fjalim televiziv kombëtar në kompleksin e kryeministrisë në Madrid.
Gjykata e Lartë Rajonale e Drejtësisë e Madridit nisi një hetim kundër bashkëshortes së tij Gomez “për shitje të dyshuar të ndikimit dhe korrupsion të biznesit” pasi mori një ankesë nga Manos Limpias (Duart e Pastra), një organizatë me lidhje me të djathtën ekstreme të vendit.
Lajmi për hetimin doli më 24 prill dhe Sanchez njoftoi se kishte pezulluar detyrat e tij publike deri më 29 prill për të “ndaluar dhe reflektuar” nëse do duhet të qëndronte në detyrë si kryeministër.
Para pak ditësh kryeministri Rama i kërkoi Sanchez-it të mos tërhiqej përballë gënjeshtrave, shpifjeve e sulmeve ndaj tij dhe snë fund e vërteta do mbizotëronte.