Balla për turizmin: Rreth 1 milion vizitorë për tremujorin e parë të 2024-ës, çfarë marash pritet të merren nga policia
Ministri Taulant Balla ka deklaruar se hyrjet në vend nga aeroporti i Rinasit janë shtuar me rreth 1 mln vizitorë për tremujorin e parë të 2024.
Ai u shpreh se ky trend është vërejtur në të gjithë pikat e kalimit kufitar, ndërsa tha se në vendin tonë turizmi është kthyer tashmë në turizëm gjithëvjetor.
Ai ka numëruar edhe kushtet që Policia e Shtetit po ndërmerr për të siguruar që turizmi të zhvillohet pa shqetësime.
“Në aeroportin e Rinasit gjatë 3 mujorit të parë, 900 mijë pasagjerë më shumë se viti i kaluar. Shifrat pritet të shkojnë përtej çdo pritshmërie. Duhet të shtojmë edhe 100 efektivë në komisariatin e Rinasit për të përballuar shifrat.
I njëjti trend rritjeje raportohet në çdo pikë të kalimit kufitar. Kam shkuar dhe i kam kërkuar çdo punonjësi të shohë veten si kontakti i parë dhe i fundit i çdo vizitoi të huaj. Turizmi në Shqipëri po bëhet gjithëvjetor.
Policia e Shteti ka gati një plan të madh masash që shtrihet në të gjithë territorin. Për cdo drejtori, apo njësi të policisë, nga kufiri të policia rrugore duhet të bëjmë gjithçka ti sigurojmë cdo pushuesi pushime të qeta dhe të sigurta.
Gjatë vitit 2023 kemi pasur 500 operacione kërkim shpëtimi dhe këtë vit do duhet të jemi gati për rreth 700 raste të tilla.
Pas pak ditësh do të jenë gati 6 stacione të reja policie në zonat ku pritet të ketë fluks të shtuar turistësh.
Stacion policie të Theth, Ksamil, Valbonë Tale, Gjirin e Lalzit. Në Koman monitorim 24 orë. Në zonat turistike gjatë këtij sezoni do të jenë të angazhuar më shumë se 1600 efektivë policie.
Në dispozicion të forcave do të jenë 208 mjete. Një sfidë e madhe që duhet fituar mbetet parandalimi i ndotjes akustike”, tha ai.