Vendosni fjalën kyçe....

Mashtronte punonjëset e seksit duke iu prezantuar si polic dhe u merrte para, arrestohet një person në Tiranë


Agjencia e Mbikëqyrjes Policore në Tiranë arrestoi një person me akuzat se pretendonte të ishte efektiv policie dhe zhvaste shuma parash nga punonjëse seksi.

I arrestuari organizonte takime me vajza të njohura si eskorta përmes rrjeteve sociale. Pasi takonte me to si klient, pretendonte se ishte polic me qëllim për t’i arrestuar.

Më pas, ai u kërkonte shuma parash për të mos i arrestuar, duke përdorur këtë mënyrë për të zhvatur ato.