Vendosni fjalën kyçe....

“O hajdut”, Klevis Balliu e disa qytetarë e presin para SPAK-ut, Veliaj: Thuaji Fahriut me 100 mijë euro makinë (Video)


Disa qytetarë bashkë me Sekretarin Organizativ të Rithemelimit Klevis Balliu e kanë pritur kryebashkiakun e Tiranës Veliaj para SPAK-ut duke e thirrur atë ‘hajdut’.

Ndërkohë që ai u është përgjigjur duke thënë që “hajdut t’i thotë Fariut me 100 mijë euro makinë”.

Veliaj u paraqit në SPAK diçka të cilën e kishte paralajmëruar të shtunën në një intervistë për Report Tv ku tha se do shkonte të dorëzonte dokumentet për inceneratorët.

Vajtja e tij vjen pak javë  pas arrestimit të disa ish-drejtorëve e drejtorëve në bashki lidhur me dosjen 5D.