Vendosni fjalën kyçe....

Sulm me thikë në Londër, vritet një 13-vjeçar, plagosen 4 të tjerë


Policia Metropolitane tha se një djalë 13-vjeçar u vra në një sulm me thikë në Hainault, në lindje të Londrës, mëngjesin e sotëm.

Pesë persona u plagosën në sulm: tre civilë (njëri prej të cilëve ka vdekur) dhe dy oficerë policie metropolitane.

Dy oficerë të Met pësuan plagë që krkojnë ndërhyrje kirurgjikale, ku Supt Stuart Bell, nga policia e Met, i përshkroi lëndimet e tyre si “të rënda”, por jo të rrezikshme për jetën. Lëndimet e marra nga dy anëtarë të publikut gjithashtu nuk konsiderohen të rrezikshme për jetën, përcjell The Guardian.

Bell tha gjithashtu në një konferencë për shtyp se ai nuk besonte se ishte një sulm i shënjestruar dhe nuk besohet të ketë lidhje me terrorin.

Policia thotë se i dyshuari 36-vjeçar u arrestua 22 minuta pas telefonatës së parë.

Kryetari i bashkisë së Londrës, Sadiq Khan, tha se ishte “absolutisht i dësjpëruar” nga dëgjimi i incidentit dhe kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Rishi Sunak, tha se ishte “tronditës”.