Është përshkallëzuar situata në protestën përpara Bashkisë së Tiranës. Protestuesit kanë hedhur molotov përpara godinës së Bashkisë. U desh ndërhyrja e forcave të policisë që situata të qetësohej.
Kjo nuk është hera e parë që hidhen molotov dhe shashka përpara Bashkisë. Edhe më herët, demonstruesit kanë hedhur tymuese dhe shashka në dyert e bashkisë.