Vendosni fjalën kyçe....

Këlliçi: Veliaj po keqpërdor SPAK-un


Anëtari i Kryesisë së PD-së dhe drejtuesi politik për Tiranën, Belind Këlliçi, tha se paraqitja e Erion Veliajt në SPAK ishte një reagim i vonuar nga Prokuroria, pasi prej 8 muajsh denoncohen dhe paraqiten në SPAK 1200 faqe prova dhe fakte për implikimin e tij në aferën e inceneratorit fantazmë të Tiranës.

Këlliçi tha se Veliaj po keqpërdor SPAK, , duke i cilësuar ata si kolegë, duke thënë se i ka dhuruar godinën.

Ai tha se me mënyrën se si flet Veliaj po kompromenton rëndë hetuesit, pra ose ata i ka vartës ose janë hajdutë si Veliaj. Këlliçi tha se nëse kjo nuk qëndron, atëherë Erion Veliaj po gënjen

Ai tha se ende nuk kemi një reagim të prerë qoftë nga partnerët ndërkombëtarë për nëpërkëmbjen që po i bëhet organeve të drejtësisë, sikundër nuk kemi një reagim të prerë nga SPAK, lidhur me mënyrën se si Veliaj po sillet.

Është e pamundur që një individ të ketë një deklaratë të tillë dhe mos të kundërshtohet, atëherë na lind idea që SPAK kontrollohet dhe komandohet nga Erion Veliaj”, tha Këlliçi.