Një 35-vjeçar me inicialee J.T. banues në Tiranë, drejtues i një kamioni është qëlluar me thikë nga një tjetër kamionist.
Ngjarja ka ndodhur në pikën kufitare të Kapshticës ndërsa autori i dyshuar është 51-vjeçari me iniciale A.A.
Sipas njoftimit të policisë, sherri ka ndodhur për radhës në skanim. Autori i dyshuar është shoqëruar në polici.
Njoftimi
“Plagosi me mjet prerës (thikë) një shtetas, gjatë një konflikti të çastit, shoqërohet në Polici, autori i dyshuar i ngjarjes. Sot rreth orës 15:15, në Pikën e Kalimit Kufitar Kapshticë, gjatë një konflikti të çastit shtetasi A. A., 51 vjeç, banues në Tiranë, dyshohet se ka plagosur me mjet prerës (thikë) shtetasin J. T., 35 vjeç, banues në Tiranë, i cili u dërgua për mjekim në spitalin e Korçës. Nga të dhënat paraprake, rezulton se shtetasit janë konfliktuar për radhën e procesit të skanimit, të mjeteve që drejtonin. Autori i dyshuar i ngjarjes ndodhet i shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua thika e përdorur. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.”