Vendosni fjalën kyçe....

Sinagoga e Varshavës sulmohet me molotov


Politikanët dhe udhëheqësit e besimit kanë dënuar incidentin në sinagogën Nożyk të kryeqytetit polak, i cili pason akte të ngjashme në të gjithë Evropën.

Sinagoga kryesore e Varshavës u sulmua me molotov mëngjesin e të mërkurës nga një autor i panjohur, por pësoi dëme minimale dhe askush nuk u lëndua, tha kryerabini i Polonisë.

Ngjarja u dënua ashpër nga liderët politikë.

Sulmi në sinagogën Nożyk ndodhi rreth orës 1 të mëngjesit, tha rabini Michael Schudrich për Associated Press.

Ai tha se sinagoga u godit me tre bomba zjarri ose kokteje molotov dhe pësoi vetëm dëme minimale “nga fati ose mrekullia e jashtëzakonshme”.

Një zonë e nxirë që dukej si pasojë e flakëve mund të shihej në një pikë të ndërtesës.

Policia polake po punon për identifikimin e autorëve. “Ky është prioriteti ynë për momentin,” tha për mediat lokale zëvendëskomisioneri Jacek Wiśniewski nga Shtabi i Policisë së Varshavës.