Vendosni fjalën kyçe....

Kongresi amerikan miraton projektligjin për antisemitizmin mes protestave në universitete


Kongresi votoi të mërkurën miratimin e Aktit dypartiak të Ndërgjegjësimit për Antisemitizmin, një votim që vjen mes shqetësimeve të shtuara për antisemitizmin me Izraelin në luftë me Hamasin dhe ndërsa protestat pro-palestineze kanë shpërthyer në kampuset e universiteteve në gjithë vendin.

Mbështetësit e legjislacionit thonë se ai do ndihmojë në luftimin e antisemitizmit në kampuset e kolegjeve, por kundërshtarët thonë se ai tejkalon dhe kërcënon të frenojë lirinë e fjalës.

Projektligji do mandatonte që kur Departamenti i Arsimit të zbatojë ligjet federale kundër diskriminimit, të përdorë një përkufizim të antisemitizmit të paraqitur nga Aleanca Ndërkombëtare e Përkujtimit të Holokaustit.

Kritikët e projektligjit argumentojnë se përkufizimi është tepër i shtrirë dhe mund të çojë në çështje të censurës.

Votimi i Dhomës ishte 320 me 91 me 70 demokratë dhe 21 republikanë që votuan kundër projektligjit.