Deputeti Ervin Salianji, duke iu drejtuar ministrit të Brendshëm Taulant Balla, ka deklaruar se policia e Shtetit arreston dhjetëra persona për disa kilogram kokainë.
Ai pyeti ministrin Balla nëse ka informacion se disa ministra marrin rreth 500 mijë euro për të emëruar shefa komisariatesh që dalin në përgjimet e Sky.
“Keni fuqi ti kapni këto me tonelata? Arrestoni 30 veta për 3.5 kilogram kokainë.
Është rritur sasia e lëndëve plasëse të trafikuar nga Kosova. Tendecë rritjeje thotë SPAK për armët, ju thoni ulje, kam tendencë të besoj SPAK. Si mund të besohet policia ku në mes të Tiranës ndërtohen 7 kate pa leje me kullave por po bëri diku tjetër një avlli, e arrestoni edhe rrisni statistikat, fshihni rastin e burrit të ministres Ibrahimaj. Keni informacion që ministra nëpërmjet marrin 500 mijë euro për të emëruar shefa komisariatesh që janë në përgjimet e SKy? Ne e shohim me sy të ndryshëm Shqipërinë dhe kjo është e vërtetë.
SPAK thotë grupet se kriminale e kanë shtrirë aktivitetin e tyre në Britani Spanjë Itali.
SPAK tha policia është në shërbim të bandave, ndërkohë që krimi është i lidhur me policinë.
Ka vjedhje të cilat shkojnë në vdekje. Ju keni ngjarja të pa zbardhura, si vrasja e rojes në Top Channel ose vrasja e kamarieres në Don Bosko”, tha ai.