Vendosni fjalën kyçe....

Ali Mehmeti “Qytetar Nderi” i Tiranës, Rama: Është një shqiptar ndër më të mirët


Kryeministri Edi Rama u bë pjesë e ceremonisë së nderimit me titullin “Qytetar Nderi” kryetarin e BDI-së së Maqedonisë së Veriut për Ali Ahmetin në vlerësim dhe mirënjohje për kontributin e tij ndaj bashkësisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut

Pjesë e kësaj ceremonie janë dhe personalitete të tjera të rëndësishme të vendit.

Nderimi me titullin “Qytetar Nderi” u propozua nga kryebashkiaku Erion Veliaj dhe u mbështet nga anëtarët socialistë të këshillit bashkiak i Tiranës.

Kryeministri Edi Rama e nisi fjalën e tij me një batutë: “Vetëm ai më kthente këtu sot“, duke nënkuptuar godinën e bashkisë së  Tiranës të cilin ai e ka drejtuar vite më parë dhe e quajti Ahmetin  “Një shqiptar ndër më të mirët”

Ndërsa kryebashkiaku Veliaj tha se Ahmeti “është modeli i një politikani dhe aktivisti të vërtetë”

Ali Ahmeti falenderoi mbështetjen që shteti shqiptar ka dhënë.

“I kemi marrë kazermat e Mlladiçit në Shkup dhe e kemi bërë universitet të Nënë Terezës. Kemi marrë kazermën e Mlladiçit edhe në Tetovë është universiteti I Tetovës.”

Ndërsa në fjalën e tij më tej kryeministri Rama vlerësoi rolin e Ali Ahmetit duke thënë se pa të shqiptarët nuk do të ishin në ditët më të mira në Maqedoninë e Veriut. Kreu i qeverisë tha se Ahmeti ka bërë shumë për të drejtat e shqiptarëve në Maqedoni.

“Duke pasur parasysh se për kë duhet të flas sot, kisha shumë frikë se mund tu mbaj me orë të tëra për figurën personalitetin dhe karakterin e Ali Ahmetit. Shumë i nderuar dhe i dashur kryetar, Ali Ahmeti, të nderuar miq dhe të ftuar sot Tirana nderon një shqiptar ndër më të mirët e historisë sonë kombëtare. E shkruar me stërmundime të jashtëzakonshme, jo vetëm shkak për fuqitë e mëdha, as vetëm për shkak fqinjësh më të fuqishëm, por edhe për shkak shqiptarësh të këqinj të cilët armët e luftës dhe demokracisë i përdorin kundër njëri tjetrit, pa pasur gajlen më të vogël se mes njëri tjetrit dhe të huajit të zgjidhnin të huajt. Nuk besoj se ndonjë komb tjetër në Ballkan, e ka vuajtur më shumë përçarjen mes vetes më shumë se shqiptarët.

Ali Ahmeti është një shqiptar ndër më të mirët, i cili vite më parë iu ngjit maleve të rezistencës për liri dhe të drejta të barabartë të vëllezërve dhe motrave tona në Maqedoni, me armët luftarake dhe asaj rezistence nuk kërkoi as gjakderdhje, as hedhjen në erë të shtetit të pavarësuar nga shpërbërja e Jugosllavisë. Armët në krahun e asaj rezistence malesh nuk synon ndarjen e Maqedonisë por bashkimin e saj nën të njëjtin flamur vlerash dhe parimesh mes vlerave demokratike të dy popujve, rruga e rezistencës së maleve që Ali Ahmeti e hapën me armët në krah, ishte rruga e një vizioni patriotik paqeje. Ato armë në krah nuk ishin as një blof politikanësh të verbuar nga etja për pushtet dhe as një shaka aventurierësh. Është ende herët për tu shkruar historia e kësisoj shqiptari ndër më të mirët, por nuk është herët të thuhet se ndër shqiptaret e kësaj kohe, ndër të cilat shkëlqe edhe ndryshimi rrënjësor i shqiptarëve në Maqedoni, Ali Ahmeti është mjeshtri unë më i madh i përdorimit të armës së demokracisë për të afirmuar subjektivitetin tonë kombëtar. Pa Ali Ahmetin shqiptarët e Maqedonisë nuk di ishin sot në ditën më të mirë”, tha Rama.