Vendosni fjalën kyçe....

Babai në SHBA akuzohet për vrasje pasi i biri ndërroi jetë nga “abuzimi kronik” në palestër (Video)



Një baba ka dalë para gjykatës në Nju Xhersi, SHBA, pasi akuzohet për abuzimin e të birit pas vdekjes së këtij të fundit.

Sipas gjykatës, 31-vjeçari Christopher Gregor, e detyroi të birin gjashtëvjeçar të stërvitej dhunshëm në një pistë vrapimi në palestër pasi i dukej “i dhjamosur”.

Pak ditë më pas, i mituri ndërroi jetë në spital nga trauma që sipas gjykatës dyshohet se janë shkaktuar ngavite të gjata abuzimi. Nëse gjendet fajtor, babai 31-vjeçar rrezikon burgimin e përjetshëm, shkruan Daily Mail.

Ngjarja ka ndodhur në vitin 2021. Gregor u paraqit në gjykatë të martën për t’u përballur me akuzat për vrasje. Kamerat nga qendra e fitnesit “Atlantic Heights Clubhouse” u shfaqën në gjykatë gjatë seancës. Në videon CCTV, i mituri shihet vazhdimisht duke rënë nga pista e vrapimit, ndërsa Gregor vijon ta ngrejë lart dhe ta vendosë përsëri në të.

Ditë pas stërvitjes së fundit në palestër, nëna e djalit, Breanna Micciolo, e cila ndante kujdestarinë me Gregor, pa plagët e djalit të saj dhe i raportoi ato tek autoritetet në Nju Xhersi Jersey.

Ajo e çoi fëmijën te një mjek më 2 prill, ku ai tha se babai i tij e detyroi të vraponte në palestër “sepse ishte shumë i shëndoshë”, raportoi U.S Sun. Ai vdiq të nesërmen.

Të nesërmen, Gregor e çoi me shpejtësi djalin e vogël në spital, sepse ai u zgjua nga gjumi në gjendje jo të mirë, duke ngatërruar fjalët dhe duke përjetuar të përziera dhe gulçim.

Kjo i shtyu mjekët të kryenin një skaner, gjatë të cilit Corey pësoi një konvulsion.

Stafi mjekësor u detyrua të merrte masa për shpëtimin e jetës, por ato dështuan dhe djali i vogël vdiq.

Autopsia fillestare zbuloi se Corey vdiq si rezultat i lëndimeve të forta e probleme kardiake, në mëlçi dhe sepsis.

Gregor u arrestua në korrik 2021 me akuzën e pakujdesisë pasi hetuesit shqyrtuan pamjet e marra nga palestra.

Vdekja e Corey u përcaktua si vrasje në shtator 2021 pasi një patolog mjeko-ligjor zbuloi se gjashtëvjeçari vuante nga “abuzimi kronik” duke përfshirë dëmtime të mprehta në gjoks dhe bark me një çarje në zemër, kontuzion pulmonar të majtë dhe çarje dhe kontuzion të mëlçisë.

Baba 31-vjeçar ka mohuar abuzimin dhe pretendon se djali i tij vdiq nga pneumonia.