Vendosni fjalën kyçe....

Vrasja e çiftit të moshuar në Dropull, arrestohet autori i krimit 


Zbardhet vrasja e çiftit të të moshuarve në fshatin Brodishtë të Dropullit. 

Sipas informacioneve bëhet me dije se policia ka identifikuar dhe arrestuar autorin e krimit.

Burime nga policia bëjnë me dije se pas ekzaminimit të provave biologjike nga policia shkencore është identifikuar dhe arrestuar autori i vrasjes së Kosta dhe Kleoniqi Ilia, 84 dhe 88 vjeç. Autori i krimit makabër ditën e ngjarjes ka shkuar në banesën e çiftit të të moshuarve, aty ku dyshohet se edhe ka pirë kafe me këto të fundit dhe më pas i vrarë me sende të forta. 

E moshuara u gjet e pajetë në banesë, ndërsa 84-vjeçari u gjet i vdekur në oborrin e banesës së tyre. Shkaku i krimit dyshohet të ketë qenë synimi i autorit të krimit që të marrë pronat (tokat) e çiftit të të moshuarve në fshatin Bridishtë, por policia po heton për zbardhjen e shkakut.

Çifti Ilia nuk kishin fëmijë biologjikë, por kishin një vajzë të birësuar të cilën nuk e kishin takuar prej 10 vitesh, e cila jetonte në Greqi.

NJOFTIMI I POLICISË

“Nga veprimet hetimore të kryera u arrit në konkluzionin se viktimat ishin goditur me sende të forta dhe prerëse. Nga kontrolli i ushtruar në banesë u gjet dhe u sekuestrua dhe një vlerë rreth 5 mln lekë të reja që çifti kishte në banesë. U shoqëruan 35 persona, u kryen kontrolle, u bë eksperiment hetimor, Nga hetimet intensive u arrit të sqarohet motivi i ngjarjes dhe të dokumentimit autori i ngjarjes së rëndë,. Autori i këtij krimi dyshohet të jetë Thoma Mastora 69-vjeç banues po në këtë fshat. Ndalimi i tij u bë për veprën penale vrasje në rrethana të tjera cilësuese.

Konflikti është për motive të dobëta dhe mosmarrëveshje të mëprashme. Është për shkaqe të dobëta dhe konflikt i çastit. Janë sekuestruar prova dhe mjeti me të cilin dyshohet se është kryer krimi dhe është dërguar për ekzaminim”.