Vendosni fjalën kyçe....

Turistja gjermane bie në ujëvarë në Përmet, transportohet me urgjencë tek Trauma


Një turiste gjermane ka rënë nga Ujëvara në zonën e Çarçovës në Përmet, duke pasur lëndime serioze në kokë dhe pjesë të tjera të trupit.

Mediat raportojnë se turistja është transportuar në Spitalin Rajonal të Gjirokastrës për ndërhyrje më të specializuar.

Ndërkohë që gjendja e saj ka qenë në rrezik për jetën, është përcjellë para pak minutash me helikopter në drejtim të Spitalit të Traumës në kryeqytet.

Turistja gjermane me inicialet G.U. ishte pjesë e një grupi turistësh gjermanë, që ishin duke vizituar kurorën e gjelbër në Çarçovë dhe teksa ishte duke fotografuar, ka rënë ne ujëvarë, ku dhe është lënduar në kokë.