Eurodeputeti grek Manolis Kefaloyannis ndodhet për një vizitë në Shqipëri.
Ditën e Pashkëve më 5 maj ndoqi meshën e shenjtë në Katedralen Orthodhokse të Ngjalljes së Krishtit në Tiranë.
Ndërsa sot në orën 11.00 do të vizitojë në burgun e Fierit bashkëkandidatin e vet, Kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës Fredi Beleri i dënuar për shitblerje votash.
Do të takohet gjithashtu me përfaqësues të minoritetit grek në Shqipëri për të diskutuar me ta çështje siç është ajo e pronave.
Më 5 mars Gjykata e Posaçme e dënoi me dy vite burg Fredi Belerin pasi e gjeti fajtor se ka blerë vota për zgjedhjet e 14 majit 2023.