Ushtria izraelite po u kërkon 100,000 njerëzve në qytetin jugor të Gazës, Rafah, të lëvizin drejt një “zone humanitare” të zgjeruar.
Ajo vjen përpara një ofensive të pritshme në qytet, ku më shumë se 1.4 milionë njerëz janë strehuar.
IDF thotë se është një operacion “me shtrirje të kufizuar” dhe jo një evakuim në shkallë të gjerë të Rafahut lindor, duke shtuar se të evakuuarit do të drejtohen në qytetet me tenda në Khan Younis dhe al-Mawasi, përcjell BBC.
Një zyrtar i Hamasit i quan urdhrat e evakuimit – të cilat tashmë janë ndjekur nga sulmet ajrore izraelite – “një përshkallëzim të rrezikshëm”.
Sulmet izraelite në Rafah thuhet se vranë të paktën 12 persona gjatë natës, ndërsa katër ushtarë izraelitë u vranë në një sulm me raketa të Hamasit pranë kalimit Kerem Shalom
Lufta filloi kur luftëtarët e Hamasit sulmuan Izraelin jugor më 7 tetor, duke vrarë rreth 1200 njerëz dhe duke kapur 252 pengje, sipas raporteve izraelite.
Më shumë se 34,700 njerëz janë vrarë në Gaza që atëherë, thotë ministria e shëndetësisë e drejtuar nga Hamasi.