Kryeministri Edi Rama ka treguar përmes një postimi në rrjetet sociale se për çfarë do diskutohet në mbledhjen e thirrur me Partinë Socialiste dhe Kabinetin Qeveritar.
Mbledhja do të nisë prej orës 10 të së martës më 7 maj dhe do të transmetohet drejtpërdrejt në televizione.
Në mbledhje do të diskutohet mbi qeverisjen, ligjin korrupsionin dhe një nismë të re kombëtare për Shqipërinë 2030.
Gjithashtu Rama paralajmëron një adresim për grupin parlamentar dhe kabinetin qeveritar.
Nuk dihet nëse Rama ka planifikuar ndryshime në kabinetin qeveritar kur ndajnë edhe një vit nga zgjedhjet e përgjithshme qeveritare.
“Nesër 10:00 Live TV:
Partia Socialiste
Qeverisja, Ligji, Korrupsioni dhe një Nismë e Re Kombëtare për Shqipërinë 2030
Adresim për Grupin Parlamentar dhe Kabinetin Qeveritar”-shkruan Rama.