Teksa pritet që për pak minuta të nisë zyrtarisht protesta e opozitës, forca të shumta policie janë mbledhur para bashkisë së Tiranës.
Siç shihet nga pamjet e siguruara për BalkanWeb nga gazetari Osman Stafa, pranë bashkisë janë stacionuar efektivë policie, por edhe oficerë të FNSH-së, me skafandra.
Kjo nuk është hera e parë që opozita mban protestë para bashkisë.