Sekretari Organizativ i Rithemelimit Klevis Balliu, u bëri thirrje qytetarëve që të tubohen e të protestojnë para Bashkisë Tiranë ndërsa kërkoi largimin e kryebashkiakut Veliaj.
Ai tha se Veliaj duhet të dalë të përballet me qytetarët dhe opozitën e të mos fshihet pas policisë brenda godinës.
Balliu tha ndër të tjera se opozita nuk do ndalet derisa kauza të fitojë ndërsa ironizoi Veliajn për të cilin tha se fshihet pas fustanit të sorosistëve.
“Hajdutin e kena pas jush, tegodina. Jo këta që janë përballë jush. Fshihen ata që qëndrojnë pas asaj dere se kanë bërë krim dhe nuk dalin dot shesh përballë qytetarëve. Juve ju bën 500 euro kapelja dhe 400 euro rroga. Ne nuk do shkulemi derisa kjo kauzë të fitojë. Po sikur ky zell ndaj qytetarëve të tregohej ndaj kriminelëve, qeveritarëve të korruptuar. Erion Veliaj paguan analistat që dalin në emisione e media për ta mbrojtur, paguan këngëtarë, paguan njerëz pa asnjë lidhje me taksat tuaja. Ju u kërkoni qytetarëve të vetëpërmbahen, për çfarë të vetëpërmbahen qytetarët me qindra halle. Që ju ikin fëmijët jashtë vendit. Sa lekë keni në xhep sot ju policë. A do kishit më shumë lekë nëse nuk paguheshin inceneratorët, nga taksa e arsimit, nga vjedhjet, nga abuzimi. Pse nuk nxjerr 30 këshilltarët personalë këtu, pse nuk nxjerr këshilltarësh bashkiakë, pse nuk vjen vetë ai që t’ia tregojë kush është lepuri ai që fshihet pas fustaneve sorosistë. Bashkia e Tiranës duhet t’u kthehet qytetarëve, duhet t’i kthehet Tiranës.” – tha Balliu.