Gjykata e Shkodrës ka vendosur masën e arrestit me burg për Ergys Arrazin. Ai akuzohet për veprat penale “dhuna në familje” dhe “shkaktim i vetëvrasjes”. Sipas informavioneve Erdgys Arrazi dyshohet se ka shkaktuar vetëvrasjen e bashkëshortes së tij dhe të fëmijëve të çiftit.
Bashkëshortja e tij, Alma Arrazi së bashku me tre fëmijët e saj ka ndërmarrë aktin ekstrem të vetëflijimit së bashku me tre fëmijët e saj në lumin Buna.
Trupi i nënës dhe tre fëmijëve është gjendur pas disa ditë kërkimesh nga polumbarët.
Paraditen e kësaj të marte është gjetur trupi i djalit 3-vjeçar dhe i Alma Arrazit. Pas kërkimeve intensive trupi i pajetë u gjet në ujërat e lumit Buna nga forcat speciale në afërsi të fshatit Oblikë të njësisë Ana e Malit.
Një ditë më parë është gjetur trupi i pajetë, i 8-vjeçares, Greis Arrazi, e cila përcillet sot në banesën e fundit. Ndërsa dje familjarët i dhanë lamtumirën e fundit vajzës së parë, Ergesës, 9-vjeçe.