Presidenti i Parisë Ilir Meta, në një konferencë për shtyp ka komentuar në lidhje me krijimin e komisionit të posaçëm të propozuar në Projekt Rezolutën e prezantuar në mbledhjen e kryeministrit Edi Rama me deputetë e ministra.
Meta u shpreh se kjo është manovër e radhës, ndërsa tha se të gjitha reformat e kësaj qeveri janë Rama-forma.
“Manovër dhe gënjeshtër e radhës. Këtij që premtoi se do bënte legalizimin që në mandatin e parë. Premtoi reformën e ujësjellësit që do të zgjidhje problemin e ujit në të gjithë Shqipërinë. Më ka ngelur të kacavirrem e të hipi te depozitat që të zgjidhet. Bëri vetëm Rama forma. Gjithçka i dha formën e vet, përfshirë Reformën në Drejtësi dhe asaj në Administratë”, tha ai.