Vendosni fjalën kyçe....

Rezoluta antikorrupsion e PS-së, Bardhi: Nuk i përgjigjemi ftesave publike të Ramës


Gazment Bardhi nuk dha një përgjigje nëse do të pranojnë ftesën e Ramës për t’iu bashkuar komisionit të posaçëm parlamentar, i cili do të adresojë ndërmarrjen e reformave që synojnë mirëqeverisjen, sundimin e ligjit dhe anti-korrupsionin për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Europian.

I pyetur nga gazetarët, Bardhi e la evaziv qëndrimin e Rithemelimit, duke thënë se mbështesin çdo nismë për integrimin e vendit në BE, por nuk i përgjigjet asnjë ftese publike pa u futur në procedura parlamentare kyy propozim i mazhorancës.

Nuk i përgjigjem asnjë ftese. Kur kjo çështje të jetë çështje e Kuvendit, do keni edhe qëndrimin e grupit të PD. Sa i takon qëndrimit të tij për axhendën europiane të Shqipërisë, përgjigja ime ishte ajo sa bëra me dije. Kur të jetë pjesë e axhendës së parlamentit do keni përgjigjen. Ne nuk e dimë ca është komisioni i posaçëm, s’mund të përgjigjem për një gjë që nuk është në procedura parlamentare.

Duhet të shikojmë objektin e këtij komisioni, nuk mund të hamendësoj se çfarë do jetë detyra e këtij komisioni. Preferova të mos kem një koment. Qëndrimi ynë është që mbështesim çdo çështje që lidhet me integrimin euriopian të vendit”, tha Bardhi.