Kanë përfunduar të gjitha sfidat e javës së 35 të supërligës shqiptare të futbollit.
Dinamo humbi me Egnatian me rezultatin 0-1. Teuta fitoi me rezultat të thellë 0-3 ndaj Erzenit në derbin e qarkut.
Në garën për “final four” Tirana bëri një hap fals përballë Vllaznisë duke barazuar 0-0.
Skënderbeu me barazimin 1-1 ndaj Laçit arriti të siguronte mbijetesën dhe të mbajë gjallë garën për vendin e katërt të një nga finalistëve që do garojnë për titullin kampion sipas formulës së re. Ndërsa Partizani fitoi 0-1 në Kukës.
Kukësi e Erzeni matematikisht zbresin nga kategoria superiore ndërsa Laçi është në zonën play off.
Egnatia kryeson kampionatin e ndjekur nga Partizani dhe Vllaznia të cilat kanë siguruar vendin për “Final Four”.
Ndërsa për vendin e katërt garojnë katër ekipe, Skënderbeu i cili momentalisht ndodhet në vendin e katërt me 48 pikë dhe Tirana, Teuta dhe Dinamo që kanë nga 47 pikë.