Vendosni fjalën kyçe....

Ndryshime në kryesinë e grupit parlamentar të RIthemelimit, Zhupa, Salianji e Hoti marrin role të reja


Kryesia e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Rithemelimit ka ndryshuar.

Sipas gazetarit Osman Stafa disa deputetë kanë marrë role të ndryshme.

Kështu Ina Zhupa është caktuar Zëdhënëse e Grupit Parlamentar, ndërsa Albana Vokshi aktualisht nënkryetare do i bashkohet në këtë rol edhe Ervin Salianji. Kurse Elda Hoti do marrë rolin e Sekretares së grupit.

Më këto ndryshime, bëhet fakt shkarkimi i Arbi Agalliut si Sekretar i Gurpit dhe Orjola Pampurit si zëdhënëse e grupit. Ndërsa edhe Luçiano Boçi u zëvendësua si nën/kryetar i grupit pasi la mandatin dhe kandidoi në zgjedhjet lokale 2023.