Vendosni fjalën kyçe....

Kandidati për president në SHBA rrëfen për problemin shëndetësor të pazakontë


Robert F. Kennedy Jr. dikur mendonte se kishte një tumor në tru, por pika e errët në skanime doli të ishte një krimb parazit i vdekur, ka raportuar New York Times duke cituar dokumente ligjore.

Nipi i Presidentit John Kennedy, i cili po bën një fushatë të pavarur presidenciale, ka argumentuar se ai është edhe më i ri dhe më i shëndetshëm se Joe Biden dhe kundërshtari i tij kryesor Donald Trump.

Megjithatë, në vitin 2010, RFK Jr. po përjetonte “shikim të mjegullt” dhe humbje të rëndë të kujtesës, saqë ai iu drejtua neurologëve për këshilla rreth një tumori të mundshëm, sipas Times. Megjithatë, një mjek nga Nju Jorku i dha atij një mendim tjetër: një parazit i vdekur.

Anomalia e parë në skanime “u shkaktua nga një krimb që hyri në trurin tim dhe hëngri një pjesë të tij dhe më pas ngordhi”, tha Kennedy në një deklaratë të vitit 2012.

Në të njëjtën intervistë ligjore, Kennedy tha se ai kishte “qartësisht” probleme njohëse, duke përfshirë humbjen e kujtesës afatshkurtër dhe afatgjatë. Sidoqoftë, në një intervistë të mëvonshme me Times, ai ia atribuoi ato helmimit me merkur, të shkaktuar nga dieta e tij e pasur me peshk në atë kohë.

Testet e gjakut zbuluan nivele të merkurit 10 herë më të larta se sa Agjencia Amerikane për Mbrojtjen e Mjedisit (EPA) i konsideron të sigurta, tha Kennedy, duke shtuar se ai u shërua plotësisht pasi iu nënshtrua terapisë së kelimit për të hequr metalin e rëndë nga trupi i tij.

Sipas shkrimit të Times, kisti që përmban krimbin e ngordhur mbeti në trurin e Kenedit dhe nuk kërkonte trajtim dhe se as nuk pati ndonjë efekt të mëvonshëm prej tij. Ai tha se nuk e dinte se çfarë lloji paraziti mund të ketë qenë ose si e kishte marrë atë, megjithëse dyshonte se e kishte marrë në një udhëtim në Azinë Jugore.

Kennedy ka folur hapur për një gjendje tjetër mendore të dukshme, një çrregullim neurologjik të quajtur disfonia spazmatike që bën që zëri i tij të bëhet i ngjirur dhe i tendosur.

RFK Jr. fillimisht nisi një sfidë primare ndaj Biden brenda Partisë Demokratike, por kaloi në një kandidaturë të pavarur pas disa muajsh pengesa nga parta.