Vendosni fjalën kyçe....

Basha: Mazhoranca nuk jep dot zgjidhje, kjo është aleanca e të korruptuarve kundër SPAK


Kreu i PD Lulzim Basha në fjalën e tij jashtë Kuvendit, tha se kjo mazhorancë nuk mund të ofrojë zgjidhje pas 11 vite e gjysmë në pushtet, sepse janë vetë problemi.

Ai shtoi se PD ka një plan të qartë.

“Zhduken mln euroqë mund të përdoreshin për të mbyllur plagë sociale, por në vend të kësaj merren nga taksat e rritura e zhduken në xhepat e të korruptuarve. Kjo është aleanca e të korruptuarve kundër SPAK. Në betejë për zhbërjen e aleancës, PD është pro interesit të qytetarëve. 

Propozimi për disa ndryshime në Kodin Penal synojnë mekanizma më shumë për SPAK kundër të korruptuarve.Në funksion të kësaj është cdo betejë të PD ka marrë e do vijojë të ndërmarrë. Pas 11 vite e gjysmë qeverisjeje, mazhoranca nuk mund të ofrojë zgjidhje, sepse është vetë problemi. Në kemi plan konkrekt”, tha ai.