Vendosni fjalën kyçe....

Kuvend/ Alibeaj për amnistinë: Mbi 110 deputetë u bënë bashkë për të nxjerrë të korruptuarit nga burgu


Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj në interpelancë me ministrin e Drejtësisë Ulsi Manjën për amnistinë penale, i kërkoi të dhën konkrete në lidhje me përfituesit e dënuar nga GJKKO që kanë përfituar nga amnistia. Alibeaj tha se arsyeja e vërtetë e miratimit të amnistisë natën, ishte vetëm për arsye politike.

“Mediat kanë raportuar sipas informacionit të marrë nga SPAK, mbi 100 të dënuar për korrupsion u amnistuan. Një ligj i gatuar në errësirën e natës, në shkelje të procedurës parlamentare, me shpejtësi, pjellë e një pazari transversal të pamoralshëm politik, nxori nga burgu apo uli dënimin e mbi 100 të dënuarve për korrupsion (e me gjasë të tjerë do vijojnë të përfitojnë ditët në vazhdim). Mbi 110 deputetë u bënë bashkë për të nxjerrë të korruptuarit nga burgu.

Ajo që publiku është i interesuar të dijë është se përzë janë liruar të dënuarit nga GJKKO. Cilët ishin propozuesit. A u konsultuan ndryshimet me institucionet e drejtësisë? Akoma nuk keni publikuar listën e përfituesve.

Sa ishte numri i përfituesve nga të dënuarit e GJKKO. S’dua ta bëj një loj të neveritshëm shifrat, por arsyet e vwrteta të miratimit të amendamenteve natën janë politikë. Dihet mirë se cilat janë mesazhet që nëpërmjet kësaj amnistie ju dërguan publikut shqiptar”, – tha Alibeaj.