Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi thotë nga Kuvendi se nga amnistia penale kanë përfituar vetëm 4 qytetarë të dënuar për ushtrim të ndikimit të paligjshëm, ndërsa të tjerët janë liruar nga gjykata. Bardhi thotë se i është drejtuar me një kërkesë për informacion Prokurorisë së Posaçme.
Fjala në Kuvend:
Kohën do ta shfrytëzoj për të sqaruar opinionin publik mbi një të pavërtetë që i është servivur gjatë këtyre dy javëve. U soll edhe sot nga një pjesë e kolegëve që kanë zgjedhur që politikën ta bëjnë nëpermjet gënjeshtrën.
Nuk do kisha ndërmend të sqaroja ligjin për amnistinë, sepse secili prej nesh që e ka votuar e ka votuar pasi e ka lexuar dhe analizuar.
Një deputet nuk vjen në sallën e Kuvendit me lajmet të servirura në gazeta. Detyra jonë nuk është të lexojmë gazeta, por kur votojmë të mandatuar nga qytetarët, do duhet të dimë se cfarë jemi duke bërë.
Kam dëgjuar dhe dëgjova që si pasojë e një ligjit për amnistinë janë liruar rreth 100 të dënuar për korrupsion.
Si deputet, unë u shqetësova nga lajmi që u publikua nga media. Sic do kishte hije cdo deputeti që të mos vinte këtu me lajme gazetash, por me shkresa zyrtare.
Unë i jam drejtuar me kërkesë për informacion, Altin Dumanit, për të shpjeguar një përgjigje që SPAK ia kishte dhënë një mediaje, ku citohej se “nga analiza e SPAK, për ndikimin e ligjit për Amnistinë ka një numër të dënuarisht që përjashtohet nga vuajtja e dënimit, për disa persona pavarësisht përfitimit nga ligji e kanë vuajtur dënimin. Nga ana tjetër nuk ka subjekte apo procedimi që përftojnë amnisti nga ndjekja penale. Mbështetur nga të dhënat, ju informojnë se nga ligj përfiton një numër personash të dënuar si më poshtë: Për vitin 2021 janë 16 persona, për 2022 janë 24, për vitin 2023 janë 18 dhe për vitin 2024 janë 22 persona”.
I kam kërkuar drejtuesit të prokurorisë të më informojë nëse përfituesit që përmenden janë persona të dënuar vetëm për veprën “ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë detyra publike” apo janë kategori të tjera të dënuarish.
Mbështetur në të dhënat e SPAK, Dumani me ka sqaruar se këta persona janë persona të dënuar vetëm për veprën penale “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.
Për personat që janë referuar për vitin 2021 dhe 2022, ata e kanë vuajtur dhe përfunduar dënimin e dhënë nga gjykata përpara hyrjes në fuqi të ligjit për amnistinë, më ka sqaruar Dumani.
Se si mund të përfitojë nga amnistia duke e vuajtur dënimin, do duhet të na e sqaronin kolegët tanë.
Këta nuk bëjnë dot oponencë me qeverinë, sepse vijnë vetëm 30 minuta dhe ikin, por kanë zgjedhur të bëjnë politikë vetëm me gënjeshtra. Kjo nuk të mban të politike, por të nxjerr nga politika.
Sa i takon personave të vitit 2023 dhe 2024, për vitin 2023, vetëm 3 prej tyre kanë qenë në burg, të tjerët kanë qenë liruar nga gjykata, ndërsa për vitin 2024, ka qenë vetëm një persona në burg, të tjerët kanë qenë liruar nga gjykata.
Nga sqarimi i SPAK rezulton e qartë se:
- Asnjë subjekt i posaçëm i SPAK nuk ka përfituar nga Amnistia.
- Asnjë procedim penal nën hetim nga SPAK apo proces gjyqësor i pa përfunduar me vendim të formës së prerë nuk ka përfituar nga Aministia.
- Asnjë gjyqtar apo prokuror nuk ka qenë në burg në kohën e hyrjes në fuqi të Amnistisë dhe për pasojë nuk kishte sesi të përfitonte lirimin nga burgu.
- Nga 18 vepra penale që janë në kompetencë të SPAK (nenet 244, 244/a, 245, 245/1, 257, 258, 259, 259/a, 260, 312, 319, 319/a, 319/b, 319/c, 319/ç, 319/d, 319/dh dhe 319/e) vetëm 1 vepër penale, pra personat e dënuar për veprën penale të parashikuar në nenin 245/1 “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publik”, kanë përfituar nga amnistia.
- Statistikat e dhënë nga SPAK i referohen këtyre subjekteve, pra qytetarë që kanë qenë të dënuar për ushtrim të ndikimit të paligjshëm.
- Nga e gjitha shifra e referuar nga SPAK lirimin nga burgu kanë përfituar vetëm 4 qytetarë, ndërkohë që pjesa tjetër nuk kanë qenë në burg, sepse janë liruar nga vetë GJKKO.