Vendosni fjalën kyçe....

Meta del kundër projektligjit të riprodhimit nëpërmjet nënave surrogate


Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta doli kundër një projektligji të Ministrisë së Shëndetësisë që synon të lejojë procesin e ashtuquajtur riprodhimit nëpërmjet nënave surrogate.

Meta duke i dalë në mbështetje komuniteteve fetare që e kanë kundërshtuar garantoi se nuk do të lejohet që Shqipëria të kthehej në një fermë uterusi për interesat e mafies.

“I bëj të qartë dhe të gjithë udhëheqësve të besimit fetar, të jenë të qetë. Për ne tentativa për të shndërruar këtë vend në një fermë laboratorike të internacionales së surrogative do të marrë përgjigjen e merituar. Agresioni i 7 prillit nuk është asgjë fare përpara këtij agresioni të mafias ndërkombëtare ndaj popullit e kombit tonë që synon shpërbërjen tonë. Nëse kujtojnë se gjaku i shqiptarëve është bërë ujë do të çuditen vetë kudo ku janë e planifikojnë çmendurira për përgjigjen që do të japë populli i lirisë’” tha Meta .