Vendosni fjalën kyçe....

Mosrealizimi i Votës së Diasporës/ PD-ja kallëzon në SPAK për shpërdorim detyre Lindita Nikollën


Ashtu sikurse paralajmëroi Partia Demokratike përmes Sekretarit të Përgjithshëm Enkelejd Alibeaj ka kallëzuar në SPAK kryetaren e Kuvendit Lindita Nikollën për moszbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për të realizuar votën e diasporës.

Sipas Alibeajt, pavarësisht se kishte 1 vit kohë, Kuvendi nuk e zbatoi vendimin e Gjykatës Kushtetuese për votën e emigrantëve shqiptarë.

Në kallëzim thuhet se “mbi Kuvendin e Shqipërisë, në cilësinë e organit publik (palë ndërgjyqëse në atë gjykim) të ngarkuar drejpërdrejt me vendimin e Gjykatës Kushtetuese numër 38, datë 09.12.2022, rëndon detyrimi për zbatimin e këtij vendimi, brenda një afati 1 vjeçar nga data e hyrjes në fuqi të vetë vendimit (dita e fundit e përmbushjes së afatit 1 vjeçar daton më 12.01.2023)”

Për të parë dokumentin e plotë (kliko këtu )