Vendosni fjalën kyçe....

Mirela Kumbaro: Në fundjavë pezullohen ndërtimet në qytetet bregdetare, ndalohen dhe gjatë sezonit veror


Ministria e Turizmit, Mirela Kumbaro njoftoi se në qytetet turistike, gjatë fundjavës, investitorët duhet të ndërpresin punimet, në mënyrë që pushuesit të shijojnë bregdetin pa zhurma.

Në një takim me përfaqësues të bashkive të Sarandës e Himarës dhe subjektet ndërtuese që po zhvillojnë struktura hoteliere të turizmit elitar në këto qytete, ministrja kërkoi që gjatë sezonit punimet të reduktohen dhe kantieri të ketë estetikë edhe në harmoni me peizazhin e zonës.

“Nuk mundet që ndërsa një hotel është i tëri i rezervuar me pushues, në kantierin ngjitur të dëgjohet zhurma e betonierëve, vinçave, kamionëve e matrapikëve. Prioritet do të jenë pushuesit. Gjatë fundjavave, punimet nuk do të lejohen as jashtë e as brenda ndërtesave”, tha Kumbaro, duke njoftuar se nga muaji qershor punimet duhet të ndalen deri në fund të sezonit veror”.

Katër muajt e parë të vitit 2024 kanë sjellë 2,3 milionë vizitorë të huaj, ose 38% më shumë se një vit më parë.