Një burrë rrezikoi jo pak të sulmohej nga një ari polar, po për fatin e tij të mirë gjashtë qentë e lagjes ndërhynë duke e shpëtuar nga një vdekje thuajse e sigurt. Pamjet video janë kapur në lindjen e largët të Rusisë, Uelen.
Banorët e lagjes u zgjuan natën nga lehjet e qenve dhe kur Vitaly, një banor vendas doli në rrugën e mbuluar nga bora u përballë me kafshën gjigante që kishte ardhur në zonë në kërkim të ushqimit.
Gjëja më e arsyeshme që mund të bëhet në këto raste është të futesh brenda sa më shpejt që të jetë e mundur por banori nxorri telefoni dhe nisi të filmonte kafshën.
Fatmirësisht teksa ariu polar po afrohej gjashtë qentë e lagjes u afruan dhe e detyruan kafshën e egër të largohej.