Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka kundërshtuar me forcë projektligjin për shëndetin riprodhues.
Në një konferencë me gazetarët, Meta tha se me këtë pr.ligj gratë dhe vajzat shqiptare do të përdoren si rezerva për të prodhuar bebe me para.
“Po synojnë që të kthejnë vendin në qendër ndërkombëtare të uteruseve me këtë pr.ligj për riprodhimin. Përdorin gratë dhe vajzat shqiptare si rezervate të paguara për të prodhuar bebe. PE e konsideron euro-krim uteruesin me qira. Kjo është një tentativë për të mohuar përcaktimet sublime nënë-baba, dhe për t’i kthyer ata në shprehje numerike prindi 1 dhe 2. Pjesa më hidhur është zgjatja e kohës së abortit dhe nxitja e abortit të vajzat e reja. Gjykata Supreme në SBBA ka marrë vendim ekstrem për abortet për të ulur javët e abortit. Ky ligj paraqitet sot teksa vendi është goditur nga shpopullimi.”, tha Meta.