Në “Craven Cottage”, Fulhami u duk i pafuqishëm për t’i bërë ballë Manchester Cityt.
0-4 fituan djemtë e Pep Guardiolës që kanë vendosur një dorë te titulli kampion dhe mbajtja e fronit teksa Arsenal luan nesër, por “Topçinjtë” kanë një ndeshje më shumë. Gvardiol me dopietë në minutat 13-të dhe 71, Foden në të 59′ dhe Alvarez në 90+7 me penallti ishin autorët e golave.
Me këtë sukses City merr vendin e parë me 85 pikë, dy më shumë se Arsenal. Nga ana tjetër Liverpool i vendit të tretë del nga gara për titullin.
Në duelin e Londrës Armando Broja u preferua nga stoli, duke luajtur 23 minuta në pjesën e dytë.
Man. City vendos rekord dhe bëhet skuadra që e ka mposhtur më së shumti Fulhamin, plot 16 ndeshje radhazi.
Premier League, raundi 36-të:
E shtunë, 11 maj 2024
13:30 Fulham 0-4 Man. City
16:00
Bournemouth – Brentford
Everton – Sheffield
Newcastle – Brighton
Tottenham – Burnley
Uest Ham – Luton
Uolves – Crystal Palace
18:30 Nottingham – Chelsea
E diel, 17:30
Manchester United – Arsenal
Renditja: