Zvicra ka triumfuar në edicionin e 68-të të Festivalit Evropian të Këngës me këngëtarin Nemo me këngën e tij “The Code”. Nata finale e Eurovision 2024 e cila u mbajt në Suedi dhuroi një spektakël, ndërsa këngëtari Nemo mori një rezultat të lartë prej 591 pikësh.
Vendin e dytë t e mori Kroacia me këngën “Rim Tim Tagi Dim”, ndërsa Ukraina është pozicionuar në vend të tretë.
Shqipëria mori pjesë në gjysmëfinalen e dytë të Eurovizionit me Besa Kokëdhimën dhe këngën e saj “Titan” por nuk arriti të shkonte në finale aty ku Zvicra arriti të rrëmbejë çmimin e madh të këtij edicioni. Shqipëria i dha 10 pikë Italisë, 7 pikë Greqisë dhe 1 pikë Serbisë.
Protesta të shumta e kanë shoqëruar këtë eveniment. Mijëra vetë në Malmoe kërkuan përjashtimin e Izraelit për shkak të ofensivës në Gaza, por me votat këngëtarja izraelite 20-vjeçare Eden Golan doli e pesta.
Eurovision 2024: Pesë konkurrentët më të mirë
1. Zvicër: Nemo – Kodi
2. Kroacia: Baby Lasagna – Rim Tim Tagi Dim
3. Ukrainë: Alyona Alyona & Jerry Heil – Teresa dhe Maria
4. Francë: Slimane – Mon Amour
5. Izrael: Eden Golan – Uragani