Vendosni fjalën kyçe....

Rama reagon pas mitingut në Athinë: Të krijojmë një kapitull të ri vëllazërimi e paqeje me prosperitet


Kryeministri Edi Rama ka shkruar pas mitingut në Athinë para nisjes për në Tiranë.

Rama shkruan se realiteti i krijuar nga shqiptarët e Greqisë dhe nga ai i grekëve të Shqipërisë, vë para syve ftesën për të parë të shkuarën përmes së ardhmes dhe jo anasjelltas sepse Greqia dhe Shqipëria të bëjnë për popujt e tyre atë që popujt e tyre kanë bërë për njëri-tjetrin përgjatë historisë.

Postimi i plotë:

Faleminderit nga zemra

*Para nisjes për Tiranë nga Athina, pas përjetimit në çdo qelizë të frymës së thellë të atdheut mes shqiptarëve të Greqisë dhe me ndjenjën më të hatashme të mirënjohjes, për të gjithë ata që u derdhën lumë drejt Stadiumit Galatsi, ku u bënë shembëlltyra e një zemre gjigande shqiptare, që rrahu anembanë vendit fqinj, duke e shfaqur sot Shqipërinë me të gjithë krenarinë legjitime të bijve e bijave të saj dhe me dëshirën e fortë për të hapur, sipas porosisë së Naimit tonë një kapitull të ri vëllazërimi, rendi europian e paqeje me prosperitet me Greqinë, ku realiteti i ri që ka krijuar afirmimi qytetar i shqiptarëve të Greqisë, si edhe realiteti i afirmuar i grekëve të Shqipërisë, na e ka vënë mu përpara syve ftesën e urtë për ta parë të shkuarën përmes të ardhmes, e jo më anasjelltas, nëse duam bashkarisht që më në fund, Shqipëria dhe Greqia të bëjnë për popujt e tyre, atë që popujt e tyre kanë bërë për njëri-tjetrin përgjatë historisë.

Unë besoj